Kembet e gjarprit veton surroi biography
Këmbët e Gjarpërit
July 18, 2015
Këmbët Gjarpërit një vepër e Veton Surroit, ku vet titulli i librit tregon se është kundër elitës politike të krijuar në Kosovë ku me gjarpër iu është drejtuar Hashim Thaçit pasi që ai vetë e kishte zgjedh si nofkë kur ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në kushte të caktuara gjarpri i rrit këmbët për tu bërë edhe më dinak. Ku jetën e hershme të tij e pershkruan si një çun fshati , i një fshati që nuk ka as shkollë fillore. Nën kërcënim të përherëshëm “o mëso e bëhu diçka, o mbetesh në fshatë, si çoban” udhëton për në shkollë të mesme dhe pastaj në fakultet, ku zgjidhet si udhëheqës i studentëve (fraksionit marksis-leninist, kundërshtar të organizatës studentore besnike ndaj Ibrahim Rugovës). Studenti i historisë Hashim Thaçi tregon tashmë është përcaktuar, se është bërë diçka, dikush. Në protestat studentore të parandaluara nga policia serbe, del, jashtë kontekstit studentor të xhinseve dhe pulovrit,jashtë nocionit të përgaditjes për rrahje a ikje të përm